Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndalimi i Shoqërisë Civile në dëgjesë, Rama: Donin të hynin të paftuar

Ndalimi i Shoqërisë Civile në dëgjesë, Rama: Donin të hynin të paftuar
April 29
19:24 2016

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të analistëve dhe opozitës lidhur me ndalimin e hyrjes së Shoqërisë Civile në dëgjesën e organizuar për stadiumin “Elbasan Arena”. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” , kryeministri sqaron të vërtetën e ndalimit të aktivistëve në dëgjesë.

Kreu i Qeverisë shkruan se ishin disa të paftuar që donin të hynin në një aktivitet që kishte organizuar një institucion. Sipas tij, aktiviteti i zhvilluar sot ishte një dëgjesë e mbyllur me shoqërinë  e pushtetit.

“Jam shumë i keqardhur që njerëz që i thonë vetes Shoqëri Civile, apo që shkruajnë e komentojne nëpër media, sot kanë luajtur teatër në dyert e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe kane vene kujën sikur u shkelën në ndonjë të drejtë!

E vërteta e thjeshtë është se dy prej tyre që ishin të ftuar, nuk pranonin të hynin në aktivitet pa “shokët” që kishin marrë me vete! Aktiviteti nuk ishte nje dëgjesë publike (KKT me ligj është një organ kolegjial, ku te ftuarit nuk e kane në asnjë rast të drejtën e fjalës), po një mbledhje e hapur e Këshillit Kombëtar të Territorit, në mënyrë publiku të mund të njihej në detaje me projektin e Arenës Kombëtare – përmes medias së pranishme natyrisht po edhe përmes disa përfaqësuesve të ftuar të grupeve të interesit.”, shkruan Rama ndër të tjera.

Komento
Etiketimet
Shperndaje