Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndalimi i flamurit të Kosovës në Eurovizion, Lunaçek reagon ashpër

Ndalimi i flamurit të Kosovës në Eurovizion, Lunaçek reagon ashpër
April 30
16:16 2016

Raportuesja për Kosovën në PE, Ulrike Lunaçek, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të EBU-së për të ndaluar valëvitjen e flamurit të Kosovës gjatë netëve të koncertit dhe vendosjen e flamurit të ISIS në të njëjtin nivel me disa shtete që nuk do të marrin pjesë në Eurovizion.

Në reagimin e saj, Lunaçek i kujton Eurovisionit se Kosova është e njohur nga 111 vende anëtare të OKB-së, ndaj është koha që këngëtarët kosovarë të përfaqësojnë vendin e tyre.

“Ne, Parlamenti Europian, nuk duam që këngëtarët e Kosovës të mbeten të përjashtuar nga Eurovizioni ose të këndojnë për shtetet tjera, siç veproi Rona Nishliu në vitin 2012, duke kënduar për Shqipërinë dhe me sukses përfundoi në pozitën e pestë”, – u shpreh ndër të tjera Lunaçek.

Komento
Etiketimet
Shperndaje