Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndalimi i burkës në Francë. Gjykata Supreme “rrëzon” autoritetet franceze.

Ndalimi i burkës në Francë. Gjykata Supreme “rrëzon” autoritetet franceze.
August 26
16:21 2016

Gjykata Supreme Administrative franceze ka shpallur sot vendimin përfundimtar lidhur me ndalimin e burkës në Francë.

Ky vendim erdhi si pasojë e veprimeve të autoriteteve të Nicës dhe rreth 30 njësive të tjera administrative, të cilat ndalonin përdorimin e burkës dhe madje, arritën deri aty sa t’i detyronin pushueset në plazh të zhvisheshin e të dilnin me bikini.

Kjo gjë bëri organizata të ndryshme të ankoheshin për shkelje të lirive e të drejtave të njeriut, gjë e cila shkoi deri në autoritetet më të larta franceze.

Drejtuesit e këtyre njësive administrative i arsyetojnë veprimet e tyre me faktin që sulmet terroriste janë bërë nga personat që përdorin të tilla veshje. Një gjë e tillë është hedhur poshtë nga Gjykata Supreme duke lejuar përsëri  përdorimin e burkës./Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje