Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ndalim i rreptë i telefonave në shkolla, Ministria urdhëron dhe sekuestrim të tyre

Ndalim i rreptë i telefonave në shkolla, Ministria urdhëron dhe sekuestrim të tyre
November 24
11:57 2018

Nëse menduat se ligji për ndalimin e telefonave në shkolla nuk do të zbatohej, gaboheni. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka nxjerrë sërish një udhëzim të ri që njofton masat e reja të rrepta që duhen ndërmarrë.

“Në rast konstatimi të disponimit të telefonit celular nga nxënësit në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare, drejtoria e institucionit:

a) Sekuestron telefonin celular dhe zbaton masa disiplinore, sipas kuadrit ligjot në fuqi. Telefonat e sekuestruar depozitohen pranë institucioneve arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar.”- shkruhet në udhëzimin e datës 16 nëntor.

Në një pikë tjetër të tij thuhet se telefonat duhet të depozitohen më pas pranë Policisë së Shtetit. Prandaj fëmijë, do të ishte më mirë të mos i merrnit telefonat me vete, për të mos u përballur me këto masa të rrepta. /Blitz.al/

Share