Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndalet Kukësi, Skënderbeu në vetëm -2

Ndalet Kukësi, Skënderbeu në vetëm -2
February 20
16:36 2017

Skuadra kryesuese e Kukësit nuk ka shkuar më tepër se një barazim pa gola në fushën e Laçit.

Në këtë transfertë në javën e 22-të të Kategorisë Superiore, kuksianët nuk kanë mundur të shënojnë, edhe pse tentuan përgjatë gjithë takimit.

Formacioni i trajnerit Ernest Gjoka u përpoq veçanërisht në pjesën e dytë të ndeshjes me të gjitha forcat të gjente rrugën e rrjetës, por pa pasur sukses.

Në fillim të takimit kanë qenë laçianët më kërkues, madje në minutën e 7-të, një goditje e Mensah mund t’u kishte sjellë avantazhin laçianëve, nëse fati nuk do të ishte kundër kurbinasve, kur topi u ndal në shtyllën e sipërme.

Kukësi me këtë barazim mbetet në kuotën e 46 pikëve, vetëm 2 më shumë se Skënderbeu ndjekës, ndërkohë që Laçi ka lënë vendin e parafundit në luftën e vështirë për mbijetesë. /Blitz.al/

Shperndaje