Ndahet nga jeta Shimon Peres, ish-kryeministri i Izraelit. Liderët botërorë shprehin ngushëllimet…

Vdekja e Shimon Peres më herët ditën e sotme ka ngjallur një atmosferë tejet të trishtë ne Izrael. Peres ka qenë dy herë kryeministër i Izraelit dhe është mbështetur në masë duke u kthyer në një nga figurat më të rëndësishme të vendit.
Shimon Peres gjeti vdekjen si pasojë e goditjes së hemorragjisë cerebrale në moshën 93-vjeçare.
Të shumtë kanë qenë edhe liderët botërorë të cilët kanë përkujtuar atë çka Peres do të lërë pas ndër breza.
Fillimisht ka qenë presidenti Obama që ka thënë se është i lumtur që ka qenë ai që ka dekoruar Peres me Medaljen e Paqes në 2012-n, pasi e ka merituar vërtet. Presidenti Obama madje e ka quajtur të ndjerin Peres si “esenca e Izraelit”.
Edhe ish-presidenti George Bush ka thënë në një fjalim ditën e sotme se e ka admiruar Peres për dashurinë që ai kishte ndaj popullit dhe vendit të tij edhe kur ndërmerrte sfida mjaft të vështira.
Qeveria e Izraelit dhe i gjithë populli e përcjellin në banesën e fundit ish-liderin e tyre me konsideratat më të mira dhe me falënderime për atë që ka lënë pas.
Edhe ish-kryeministri britanik Tony Blair e ka kujtuar Shimon Peres si një nga njerëzit që ka adhuruar më së tepërmi dhe një mësues i denjë për jetën.
Ndërkohë që nga ana tjetër populli dhe qeveria palestineze nuk e kanë përcjellë kujtimin e Shimon Peres me deklarata pozitive, pasi ata e quajnë njeriun që i ka sjellë luftë dhe dëme vendit të tyre.
/Blitz.al/