Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ndahet nga jeta senatori i njohur e ish-kandidati për president i SHBA-ve

Ndahet nga jeta senatori i njohur e ish-kandidati për president i SHBA-ve
August 26
08:58 2018

Senatori John McCain, i cili shërbeu gjashtë mandate radhazi në Senatin amerikan dhe kandidoi dy herë për president vdiq të shtunën në moshën 81 vjeçare, pas një beteje  me kancerin në tru. Në vitin 1967 McCain u burgos dhe u torturua pasi u kap rob në Vietnamin e Veriut kur ishte pilot i marinës amerikane. Në sytë e shumë amerikanëve McCain ishte një hero lufte dhe një patriot.

Ai përfaqësoi shtetin e Arizonës në Senat dhe u bë i njohur si një luftëtar i së drejtës, pa marrë parasysh se cilin krah politik përfaqësonte ajo.

John McCain u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 1982 dhe në Senat në 1986. Ai ishte një politikan konservator në shumicën e çështjeve dhe u përpoq sidomos për reformën e financimit të fushatave dhe për çështjen e amerikanëve që rezultonin të zhdukur në Vietnam.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008 ai u përball me kandidatin demokrat Barak Obama dhe humbi. Megjithatë ai vazhdoi të shërbejë në senatin amerikan.

Zoti McCain tregoi mjaft interesim për çështjet e Ballkanit dhe e ka vizituar disa herë rajonin.

Në prill 2017, gjatë një vizite në Kosovë, ai kujtoi përpjekjet e bëra në rrugën e Kosovës për të arritur tek pavarësia.

Kanë qenë të shumtë ata që kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e Senatorit  ndër to edhe ish-presidenti Barack Obama përballë të cilit kandidoi si president në vitin 2008 por edhe presidneti actual Trump. McCain ishte një kritik shumë ishte një kritik shumë i madh i Trump në lidhje me shumë politika të ndërmarra nga ai.

/Blitz.al/

Burimi: Top Channel

Share