Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndahet nga jeta një nga fizikantët me të njohur në botë Stephen Hawking

Ndahet nga jeta një nga fizikantët me të njohur në botë Stephen Hawking
March 14
11:06 2018

Stepehen Hawking ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në mënyrë natyrale në shtëpinë e tij e cila ndodhet në Cambridge shkruan BBC.  76-vjeçari ishtë një ndër fizikantët dhe shkenctarët  më të mirë në botë dhe më të njohurit. Kanë qënë familjarët e tij ata që e kanë dhënë njoftimin për humbjen e personit të tyre të dashur.

Stephen Haëking ishte një nga emrat më të shquar të shkencës ai lindi në më 8 janar të vitit 1942 në Oksford, Britani e Madhe. Hoking është astrofizikan dhe që nga viti 1979 pronar i katedrës lukasiane dhe profesor matematike në Universitetin e Kembrixhit . Stivën Hoking solli punë të rëndësishme mbi kozmologjinë, kurse kërkimi i tij është para së gjithash lëmi i fizikes (vrimat e zeza). Ai iu bë i njohur publikut dhe botës studimore nëpërmjet librave të tij shkencorë mbi fizikën moderne.

Në vitin 1963 Haëking u diagnostikua me Amyotrophe Lateralsklerose (ALS), dhe që prej vitit 1968 ka lëvizur me karrocë për njerëzit me aftësi të kufizuara Nga një prerje e kanaleve të frymëmarrjes humbi në vitin 1985, aftësinë e të folurit dhe për të komunikuar përdorte një kompjuter të posaçëm folës.

Ai mori disa çmime ku mund të përmendim:

1.Presidential Medal of Freedom 2009

2.Copley Medal 2006

3.Albert Einstein Aëard 1978

4.Hughes Medal 1976

5.Albert Einstein Medal 1979

6.Adams Prize 1966

7.Gold Medal of the Royal Astronomical Society 1985

8.Ëolf Prize in Physics 1988

9.Dannie Heineman Prize for Mathematical Physics 1976

10.Eddington Medal 1975

11.Fonseca Prize 2008

12.Special Breakthrough Prize in Fundamental Physics 2013

13.Dirac Medal of the Institute of Physics 1987

14.Prince of Asturias Aëard for Concord 1989

Komento
Shperndaje