Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare shkrimtari Teodor Laço

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare shkrimtari Teodor Laço
October 15
12:12 2016

Një nga figurat e njohura të letërsisë shqiptare, shkrimtari dhe diplomati Teodor Laço, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Homazhet për të do të mbahen ditën e nesërme, në orën 11:00-12:00, në hollin e Ministrisë së Kulturës.

Laço ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spital. Teodor Laço lindi më 29 shtator në vitin 1936 në fshatin Dardhë të Korçës.

Disa prej librave të tij janë vlerësuar me çmimet më të larta që jepen në Shqipëri, ndërsa pjesë të rëndësishme të veprës së tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja. Ai ka qenë skenarist i një prej komedive më të ndjekura shqiptare “Shi në plazh”

Pas viteve ’90, Laço është angazhuar edhe në jetën politike të vendit. Ai ka qenë për 12 vjet deputet në Parlament, ndërsa në vitet 1994-1997 ka qenë ministër i Kulturës. /Blitz.al/

Shperndaje