Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare, kompozitori i njohur Aleksandër Lalo

Ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare, kompozitori i njohur Aleksandër Lalo
November 19
22:19 2017

Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjecare si pasojë një infarkti  kompozitori i njohur Aleksandër Lalo.

Aleksandër Lalo lindi më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Ai rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku. Lalo kreu studimet e larta në Institutin e Larte te Arteve për muzikë më 1973.

Aleksandër Lalo është një nga kompozitorët më të dashur dhe ka dhënë një kontribut të madh në kinematografi. Gjithashtu së fundmi ai ishte edhe anëtar jurie në spektaklin C’est la vie  në Tv Klan i cili transmetohet çdo të dielë në orën 20:10.

Pas bërjes publik të lajmit, Tv Klan ka vendosur të ndërpresë spektaklin, duke shprehur ngushëllimet e sinqerta për humbjen e kompozitorit.

Në një lidhje direkte, gazetari Reis Çiço ka njoftuar ndërprerjen e spektaklit, duke deklaruar se puntata ishte regjistruar dy ditë më parë.

“Teleshikues të televizionit Klan, po ndërpresim rrjedhën normale të programacionit, të spektaklit të cilin po e ndiqni, pas ndarjes në mënyrë të papritur pak minuta më parë nga jeta të kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo. Në shenjë respekti, TV Klan nuk do të vazhdojë mbrëmjen e sotme transmetimin e spektaklit, pjesë e të cilit ishte edhe Aleksandër Lalo ,sepse ishte e regjistruar dy ditë më parë.”tha në një ndërhyrje direkte Reis Çiço.

Blitz.al i shpreh ngushëllimet e sinqerta miqve dhe të gjithë familjes.

Shperndaje