Blitz

 Breaking News

Ndahet nga jeta krijuesi i “Tom and Jerry”

Ndahet nga jeta krijuesi i “Tom and Jerry”
April 20
06:57 2020

Është ndarë nga jeta në moshën 95 vjeçare krijuesi dhe regjisori i “Tom and Jerry” dhe “Popeye”, Gene Deitch.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se ai është një nga regjisorët më të mirë të filmave të animuar dhe njihet si fitues i çmimit “Oscar”.

95 vjeçari mësohet se ka humbur jetën në banesën e tij në Pragë. Nuk dihet se nga se ka vdekur Gene Deitch por lajmi është konfirmuar nga botuesi Petr Himmel.

Deitch, drejtoi 13 episode të filmit të animuar për fëmijë të dashur për të gjithë “Tom and Jerry”, por që mbërtheu para ekranit dhe të rriturit.

Në vitin 1960 me filmim i tij Munro, ai fitoi çmimin e Akademisë Oscar për filmin më të mirë të shkurtër të animuar. Po ashtu është nominuar dhe për të njëjtin çmim dy herë në vitin 1964, me filmat “Jam Nudnik” dhe “Si të shmangësh një miqësi”.

Share