Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur i Kombëtares dhe Partizanit

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur i Kombëtares dhe Partizanit
January 10
10:07 2019

Në moshën 78 vjeçare është ndarë nga jeta ish portieri i njohur i Kombëtares shqiptare dhe Partizanit, Mikel Janku.

I njohur si një personalitet në fushën e futbollit, Janku përveçse futbollist ka qenë fillimisht aviator. Më pas u bë i njohur duke luajtur si portier, fillimisht me shkollën e tij, derisa erdhi dhe debutimi me Partizanin. Ndërkohë lidhja e Jankut me këtë klub është e veçantë pasi mund të jetë rasti i vetëm kur anëtarët e një familje kanë luajtur të gjithë për Partizanin. Mikeli, Virgjili, Agimi dhe Vladimir Janku, kanë qenë në një moment të karrierës së tyre futbollistë të klubit të kryqytetit.

Gjate viteve të tij në fushën e blertë, Mikel Janku fitoi shumë trofe dhe ishte protagonist me fanellën e kuqe të Partizanit, ndërkohë që mbahet mend dhe për disa performanca shumë të mira si portier i Kombëtares. Pasi “vari këpucët në gozhdë”, ai ishte aktiv në botën e sportit, si opinionist dhe gazetar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje