Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndahet nga jeta gazetari dhe pedagogu Agim Nezaj

Ndahet nga jeta gazetari dhe pedagogu Agim Nezaj
May 17
11:03 2016

Analisti, pedagogu dhe gazetari i njohur Agim Nezaj është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë. Lajmi është bërë i ditur në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” ku shkruhet se Agim Nezaj është ndarë nga jeta ndërsa ndodhej në Neë York.

I lindur në Tropojë, ai u diplomua në vitin 1987 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, për “Gjuhë angleze dhe letërsi shqipe” dhe në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë.

Ai ka punuar si këshilltar për mediat në Ministrinë e Drejtësisë, në Ministrinë e Jashtme, Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Kryesinë e Kuvendit. Gjatë jetës së tij, ishte autor i disa botimeve, ndër to edhe i një guide për turistët ku ai promovonte natyrën shqiptare.

Etiketimet
Shperndaje