Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndahet nga jeta “Artisti i Popullit” Demir Hyskja

August 06
15:13 2016

...

Një lajm i hidhur vjen ditën e sotme për të gjithë dashamirësit e teatrit dhe të kinematografisë shqiptare.

Është ndarë nga jeta “Artisti i Popullit” Demir Hyskja, në moshën 79-vjeçare. Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e tij në qytetin e Elbasanit.

Dihej se aktori prej vitesh vuante nga një zinxhir sëmundjesh të rënda, por ditët e fundit gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Gjatë karrierës shumëvjeçare, ai regjistron 50 role kryesore në filma dhe 24 filma dokumentarë ku ka qenë protagonist.

Bashkia e Elbasanit i ka akorduar titullin “Qytetar Nderi i Elbasanit” me motivacionin “Për kontributin e shquar në promovimin e artit dhe kulturës qytetare të Elbasanit, për vlerat e spikatura në teatër dhe kinematografi, si një aktor i përmasave kombëtare”. Përveç kësaj, është nderuar me titujt “Naim Frashëri i Klasit të Parë”, “Artist i Merituar” dhe “Artist i Popullit”. /Blitz.al/

Komento