Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndahet nga jeta aktorja Melpomeni Çobani, njëra ndër themelueset e Estradës së Tiranës

Ndahet nga jeta aktorja Melpomeni Çobani, njëra ndër themelueset e Estradës së Tiranës
October 26
13:54 2016

Aktorja e Estradës së Tiranës, Melpomeni Çobani, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e saj. Mësohet se homazhet në nderim të aktores do të zhvillohen ditën e nesërme në orarin 12:00-14:00 në Teatrin e Metropolit.

Melpomeni Çobani, e cila numëron rreth 2500 role në teatër, film dhe estradë gjatë gjithë karrierës së saj, u nderua në vitin 1961 me çmimin “Artiste e Merituar”, në 1976-n me titullin e lartë “Artiste e Popullit” dhe mban gjithashtu edhe urdhrin “Naim Frashëri” i Klasit të Parë.

Ajo është njëra ndër themelueset e Estradës së Tiranës në vitin 1952. Ndër rolet e saj mund të përmendim ato te: “Fejesa”, “Prefekti”, Vajza nga fshati”, filmat “Kapedani”, “Tela për violinë” etj. Aktorja ka pasur role edhe në filmat “Skënderbeu” dhe “Tana”. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje