Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nazime Visha kërcënohet me jetë, kallëzon gruan e Fiqiriut

Nazime Visha kërcënohet me jetë, kallëzon gruan e Fiqiriut
April 26
12:26 2016

Pak kohë pasi është liruar, Nazime Visha është kërcënuar me jetë nga bashkëshortja  e Fiqiri Muçës, Mynyre Muça. Mësohet se vetëm pak ditë më parë, e veja e Fiqiri Muçës ka reaguar ashpër për vendimin e lirimit të saj, duke e kërcënuar me jetë Nazime Vishën, shkruan “shqiptarja.com”.

Menjëherë pas këtyre kërcënimeve, Nazime Visha i është drejtuar Policisë së Tiranës, ku ka paraqitur kallëzim penal për veprën penale të “Kanosjes” dhe “Përndjekjes” kundër Mynyre Muçës. Mësohet se më 25 prill, ajo i është drejtuar edhe Gjykatës së Tiranës ku ka kërkuar t’i jepet urdhër mbrojtje për shkak se e veja e Fiqiri Muçës përbën rrezik për jetën e saj.

Nazime Visha u dënua me 10 vjet burg për vrasjen e Fiqiri Muçës, nga të cilat ka bërë vetëm 4 heqje lirie, pasi u fal me një dekret special nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.