Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

NATO: Rusia, rrezik për Ballkanin, anëtarësimi i Kosovës faktor stabiliteti në rajon

NATO: Rusia, rrezik për Ballkanin, anëtarësimi i Kosovës faktor stabiliteti në rajon
May 28
15:31 2016

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kreun e delegacionit shqiptar, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Michael Turner, foli për rritjen e rrezikut rus në lindje të Europës dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Ai deklaroi se NATO duhet të denoncojë kërcënimet bërthamore ruse. Teksa vlerësoi kontributin e SHBA-ve, ai tha se edhe partnerët europianë duhet të bëjnë më shumë. “Ne duhet t’i japim siguri partnerëve tanë, sepse nuk duhet të harrojmë që ekonomia e Rusisë është më e vogël se ajo e Italisë, por kemi të bëjmë me stabilitetin e Europës“, u shpreh Turner.

Gjithashtu ai vlerësoi punën e bërë nga Shqipëria për zgjerimin në NATO. Teksa foli për anëtarësimin e Kosovës, Turner theksoi se anëtarësimi i Serbisë dhe Kosovës do jenë faktor stabiliteti për rajonin e Ballkanit. Sa i takon sfidave të sigurisë globale, Turner theksoi se ISIS është kërcënim ndërkombëtar për mbarë botën, edhe për Libinë.

Etiketimet
Shperndaje