Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

NATO gati të dërgojë trupa rreth kufijve të Rusisë

NATO gati të dërgojë trupa rreth kufijve të Rusisë
April 30
11:19 2016

Flitet se aleatët e NATO-s po planifikojnë të dërgojnë katër batalione në Poloni dhe vendet e tjera baltike për të forcuar kufirin me Rusinë, si përgjigje ndaj rritjes së aktivitetit ushtarak nga Moska.

Sipas asaj që raporton “The Wall Street Journal”, zëvendëssekretari i Mbrojtjes amerikane, Robert Work, ka konfirmuar se çdo batalion do të përbëhet prej afërsisht 4000 trupash.

“Rusët janë duke u stërvitur shumë pranë kufijve kohët e fundit. Sipas këndvështrimit tonë, ky është një gjest provokues”, – shprehet ai.

Krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që do të mundësojnë 2 prej batalioneve, 2 të tjerat do të dërgohen nga Gjermania dhe Britania e Madhe.

Work shtoi gjithashtu se duhet bërë shumë punë në mënyrë që të shmangen aksidente apo kriza ndërmjet shteteve.

Komento
Etiketimet
Shperndaje