Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nainggolan: “E di që jam i martuar por të gjitha femrat më duan dhe është e vështirë t’i refuzosh. Homoseksualët e futbollit…”

Nainggolan: “E di që jam i martuar por të gjitha femrat më duan dhe është e vështirë t’i refuzosh. Homoseksualët e futbollit…”
June 04
15:30 2018

Radja Nainggolan, mesfushori i Romës ka folur gjatë për programin televiziv “Gert Late Night”. Ai ka bërë disa deklarata në lidhje me marrëdhënien me femrat, por edhe për homoseksualitetin në futboll. Duke qenë se ai u la jashtë botërorit nga tranjeri i Belgjikës Roberto Martinez, futbollisti ka përfituar për të marrë pak vëmendje. Ai është shprehur:

“Femrat më duan dhe shpesh ma përplasin në fytyrë gatishmërinë e tyre. Është e vështirë t’i refuzosh. Unë e di që jam i martuar dhe nuk po them se jam engjëll. E vetmja gjë me rëndësi është që asgjë nuk duhet të bëhet publike dhe të merret vesh nga të gjithë”. – është shprehur Nainggolan.

Ai gjithashtu ka folur në lidhje me homoseksualët në futboll dhe ka treguar se ata nuk flasin sepse kanë frikë.

“Ka shumë homoseksualë në botën e futbollit, por nuk e tregojnë sepse kanë turp. Në këtë botë do të ishe i mbaruar sepse futbolli njihet për femra të bukura.”- ka përfunduar Nainggolan. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje