Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

‘Na plasi k***’, burri i zv/ ministres shkarkohet nga detyra pas fjalorit banal në rrjete sociale

‘Na plasi k***’, burri i zv/ ministres shkarkohet nga detyra pas fjalorit banal në rrjete sociale
October 23
10:19 2019

Është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Shërbimit Parësor Spitalor, Aurel Voda, bashkëshorti i zv/ministres së Brendshme, Rovena Voda, për shkak të fjalorit banal në rrjetet sociale.

Lirimi nga detyra është firmosur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për shkak të fjalorit të tij në rrjetet sociale.

Vendimi për shkarkimin erdhi pas sulmit të Vodës nga mediave.

“I patolerueshëm sulmi i Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa mediave. Largimi i Vodës është një mesazh për të gjithë.  Kush nuk duron me qytetari sulmet të çfarëdo lloji nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë,”-tha Manastirliu.

Drejtori Voda sulmoi mediat të martën me anë të postimeve në mediat sociale.

“Ka katër ditë që qelbanikër të ndryshëm më kanë prishur gjakun. Në 1991 një grup shokësh në varrezat e vjetra katolike të Shkodrës vendosën të pagëzoheshin katolikë. Te Dom Zefi, një nga njerëzit më të leçitur të qytetit. Atëherë nuk e besoja se qelbanikër nga të gjitha katakombet mendonin se ishin gazetarë,”-shkroi Voda në Facebook.

Gjithashtu Voda sulmoi edhe Partinë Socialiste.

“Edhe diçka, uthullirat brenda PS të kenë kujdes, se do ia ul aciditetin deri në detaj,”-shtoiai. Por biseda me ndjekësit ka degjeneruar në përdorimin e një fjalori banal prej të cilit Voda edhe është penalizuar.

Share