Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mynih, policia: Autori, asnjë lidhje me ISIS!

Mynih, policia: Autori, asnjë lidhje me ISIS!
July 23
12:25 2016

“Ali Sonboly, 18-vjeçari gjerman me origjinë iraniane, nuk kishte asnjë lidhje me ISIS”.

Këtë e deklaron policia gjermane në një konferencë për shtyp, lidhur me atentatorin në qendrën tregtare në Mynih.

“Në vitin 2012 ai ishte shtruar për një trajtim psikiatrik pas fenomeneve të ndryshme të çrregullimeve maniake”, –shton Hubertus Andrae.

Më pas, në deklaratën e policisë thuhet se autori nuk kishte bashkëpunëtor dhe gjatë kontrolleve në shtëpinë e tij nuk është gjetur asnjë material lidhur me Shtetin Islamik.

Kështu pra janë vetë autoritetet gjermane ato që konfirmojnë se ky është një rast ndryshe nga sa mendohej, larg sulmeve terroriste të ISIS-it nga të cilat Europa është tronditur shpesh muajt e fundit. /Blitz.al/

Shperndaje