Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Mustang”, lirohen prostitutat, lihen në burg tutorët

“Mustang”, lirohen prostitutat, lihen në burg tutorët
March 26
13:52 2016

Gjykata ka dhënë sot masat e sigurisë për personat e ndaluar në kuadër të operacionit të koduar “Mustang”. Gjakata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për tre tutorët dhe “detyrim paraqitje” për dy vajzat që shfrytëzoheshin si prostituta, si dhe  për klientët e tyre.

Personat u arrestuan dy ditë më parë, pas një hetimi 9 mujor. Të arrestuarit janë: Nik Gjinikaj, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, Besnik Manka, M. Mita, A. Boja, Bledian Nurja, H. Sula dhe D. Doko.

Aktiviteti i paligjshëm kryhej në hotele të ndryshme të Tiranës, të cilët do procedohen nga policia për vënie në dispozicion të ambienteve që përdoreshin për ushtrim prostitucioni.

Etiketimet
Shperndaje