Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mustafa-xhihadistëve kosovarë: Kthehuni në atdhe dhe pendohuni!

Mustafa-xhihadistëve kosovarë: Kthehuni në atdhe dhe pendohuni!
March 24
15:42 2016

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur keqardhjen për viktimat e Brukselit. “Ne shprehim interesimin tonë që të jemi pjesë e aleancës globale kundër terrorizmit. Si pasojë e terrorizmit po rrezikohet demokracia”, – ka deklaruar ai.

Më tej, ai ka theksuar se Kosova ka treguar përkushtimin e saj për ruajtjen e paqes dhe që do të jetë pjesë e luftës kundër çdo veprimi të keq, duke nderuar marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfetare.

Më tej, ai u bëri thirrje xhihadistëve nga Kosova që të kthehen në atdhe dhe të shfaqin pendesën e tyre.

“Edhe pse në numër të vogël, unë u bëj thirrje qytetarëve tanë që po marrin pjesë në luftimet në Siri, që të kthehen në Kosovë dhe të ndërgjegjësohen për dëmet që mund të shkaktojnë me veprimet e tyre”, – u shpreh ai.

Komento
Etiketimet
Shperndaje