Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Muriqan, kapet shoferi me 21 pako kanabis fshehur brenda kondicionerit

Muriqan, kapet shoferi me 21 pako kanabis fshehur brenda kondicionerit
July 06
08:52 2016

Policia Kufitare në Muriqan ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, i cili u kap në flagrancë teksa posedonte sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin me targa AA 689 JD që drejtohej nga 23-vjeçari Eldi Aldisha, u konstatuan disa pako me kanabis të mbështjella me natriban që ishin fshehur në depozitën e gazit të kondicionerit.

Bëhet fjalë për 21 pako të fshehura brenda bombolës së gazit me një peshë totale prej 15 kg e 373 gr kanabis. Materialet për këtë rast iu kaluan Prokurorisë Shkodër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

 

Etiketimet
Shperndaje