Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mungonte avokati, shtyhet për në 11 Korrik seanca ndaj ish-ministrit Ksera

Mungonte avokati, shtyhet për në 11 Korrik seanca ndaj ish-ministrit Ksera
June 27
11:27 2016

Seanca e sotme gjyqësore ndaj ish-ministrit Spiro Ksera është shtyrë për në datën 11 korrik për shkak të mungesës së një avokati mbrojtës. Prokurori i çështjes e ka cilësuar si të qëllimshme mungesën e avokatit Sokol Hazizaj që mbron të pandehurën Elda Kozaj. Sipas tij, kjo mungesë ka për qëllim zvarritjen e procesit gjyqësor.

Në seancën e kaluar, ish-ministri së bashku me disa nga ish-vartësit e tij përfituan gjykim të shkurtuar. Përjashtim bëri vetëm Kleves Bitro që do të vazhdojë gjykimin normal me një tjetër trup gjykues.

Ish-ministri, Spiro Ksera, akuzohet nga Prokuroria për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Etiketimet
Shperndaje