Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mund t’ju duket e pabesueshme, por në privatësi Cristiano Ronaldo mund të ketë pranuar dhunën seksuale

Mund t’ju duket e pabesueshme, por në privatësi Cristiano Ronaldo mund të ketë pranuar dhunën seksuale
October 05
14:25 2018

Cristiano Ronaldo fillimisht refuzoi versionin e tij të takimit që pati me ish-modelen Kathryn Mayorga, e cila e akuzoi atë për dhunë seksuale. Sulmuesi i Juventusit në publik i ka mohuar akuzat, duke deklaruar se marrëdhënia seksuale ishte konsensuale dhe se viktima e supozuar dëshironte të fitonte pak famë. Por ditën e sotme qarkullon lajmi se në një bisedë private me ekipin e tij të avokatëve kampioni portugez ka pranuar dhunën.

Për ta vërtetuar këtë ka qenë “The Sun” i cili ka cituar dokumentet gjyqësore private dhe gjithashtu imazhe të dyshes në një disko disa orë përpara dhunës. Sipas rikonstruksionit të tabloidit anglez, modelja i kishte thënë në mënyrë të përsëritur “JO” gjatë marrëdhënies dhe i ka kërkuar Ronaldos të ndalonte.

Gjithashtu, “The Sun” ka ndërtuar me detaje dinamikat e ngjarjes nga pagesa prej 375 mijë eurosh për heshtjen e modeles dhe gjithashtu pretendon se ka dekumenta ku thuhet se Ronadlo ka punësuar një ekip për t’i pastruar figurën sa i përket jetës personale, të cilëve i ka rrëfyer edhe dhunën e ushtruar.

Gjithsesi, në një postim në Twitter, CR7 vijon të mohojë akuzat dhe shkruan:

“Unë i mohoj në mënyrë të vendosur akuzat që po lëshohen kundër meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm që shkon kundër çdo gjëje. Unë refuzoj të ushqej median dhe të krijoj figura të cilat promovojnë veten e tyre mbi kurrizin tim.” /Blitz.al/

Komento
Shperndaje