Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Muaji i ndërgjegjësimit për sindromën Down, ja aktivitetet që do të zhvillohen dhe personazhet që do t’i bashkohen

Muaji i ndërgjegjësimit për sindromën Down, ja aktivitetet që do të zhvillohen dhe personazhet që do t’i bashkohen
October 07
20:10 2016

Për të katërtin vit radhazi, fondacioni “Down Sindrome Albania” organizon aktivitete në mbështetje të muajit të ndërgjegjësimit për sindromën Down dhe individëve me këtë sindromë.

Aktiviteti nis në orën 11:00 të ditës së nesërme më 8 tetor. Do të organizohen koncerte dhe ecje ndërgjegjësuese.

Fondacioni i DSA-së bëri me dije për Blitz.al se përveç ambasadores Romana Vlahutin dhe zv/ministres së Arsimit, Nora Malaj, aktivitetit do t’i bashkohen edhe figura të njohura të ekranit, si Ermal Mamaqi dhe Landi i WSF (do të marrin pjesë në ecje) dhe këngëtarë si Kamela Islamaj, Orgesa Zaimi, Kejsi Tola, Renis Gjoka etj. (do të performojnë).

Njoftimi për media i DSA-së

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për sindromën Down!

Në kuadër të këtij muaji, më 8 tetor, ora 11:00, fondacioni “Down Syndrome Albania” (DSA) organizon aktivitetin e parë ndërgjegjësues për këtë muaj: “Buddy WËalk® Tirana” me temë “Eja të kesh një shok për kokë përkrah teje”.

“Buddy Walk” është një ecje ndërgjegjësuese që promovon pranimin dhe mbështetjen për individët me sindromën Down drejt një jete të pavarur dhe gjithëpërfshirëse në komunitetin ku jetojnë. Nisja bëhet nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë” në orën 11:00.  Ecja jonë përshkon bulevardin Zogu I, krahun e rrugës që të çon drejt parkut “Rinia” dhe përfundon te sheshi “Nënë Tereza”, ku aktiviteti vazhdon me një program argëtues”.

“Buddy Walks” organizohen në shumë vende të botës gjatë muajit tetor që prej vitit 1995. Në Shqipëri është hera e katërt që ky aktivitet organizohet. DSA është e licencuar nga National Down Syndrome Society (NDSS) në SHBA për ta organizuar këtë ecje për Shqipërinë. Në ecje mund të bashkohet kushdo që dëshiron të mbështesë kauzën e personave me sindromën Down.

Kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet:

  1. ambasadore Romana Vlahutin
  2. Nora Malaj, zv/ ministre, Ministria e Arsimit dhe Sporteve

Programi

10:30 – 11:00 – Grumbullimi te materniteti “Mbretëresha Geraldinë”.

11:00 – Nisim ecjen. Të pranishëm të konfirmuar:  ambasadorja Romana Vlahutin dhe figura të tjera publike.

12:00 – Mbërritja te sheshi “Nënë Tereza”.

12:10 – Në skenë, Orgesa Zaimi dhe Kamela Islamaj.

12:13 – Në skenë, Kamela Islamaj.

12:16 – Në skenë, Renis Gjoka.

12:22 – Fjala e moderatores me programin e fëmijëve të qendrës.

12:32 – Në skenë Orgesa Zaimi.

12:38 – Vazhdon programi me fëmijët.

12: 48– Në skenë, Kejsi Tola.

12: 54 – Vazhdon programi me fëmijët.

13:10 – All In Band

14:00 – Mbyllja

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje