Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mrekulli pas tërmeteve në Itali! Lind në makinë “fëmija e shpresës”

Mrekulli pas tërmeteve në Itali! Lind në makinë “fëmija e shpresës”
October 27
12:06 2016

Ndër qindra kërkesat për ndihmë në  numrin 118 pas tërmetit të dytë, njëra ishte edhe ajo e një çifti, prindër të një vogëlusheje që lindi pas tërmetit në kushte tërësisht të veçanta. Një mrekulli e jetës, pas frikës dhe dëshpërimit që kishte kapluar banorët e zonave të prekura nga tërmetet.

Një histori emocionuese që ndodhi në Perugia, ku një grua solli në jetë fëmijën e saj brenda një makine, vetëm disa orë pas tërmetit të dytë që goditi Italinë Qendrore. E vogla, që u cilësua “fëmija e shpresës”, u quajt Tajl dhe tani ndodhet në spitalin e qytetit Castello, bashkë me nënën e saj.

Babai i vogëlushes ka treguar se ai ndodhej në makinë me bashkëshorten në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe ishin duke shkuar në spital, por për shkak të tërmetit ndaluan menjëherë në rrugë ku pritën ardhjen e ambulancës.

Mjekët bëjnë me dije se vogëlushja Tajl peshon 2 kg e 800 gramë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje