Blitz

 Breaking News

Mrekulli në Turqi/Gruaja shtatzënë nxirret e gjallë nga rrënojat pas 12 orësh

Mrekulli në Turqi/Gruaja shtatzënë nxirret e gjallë nga rrënojat pas 12 orësh
January 25
11:14 2020

Turqia është goditur nga një prej tërmeteve më shkatërrues në vitet e fundit.

Lëkundje me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter janë regjistruar në rajonin lindor të Turqisë mbrëmjen e së premtes (24 janar).

Ekipet e shpëtimit vijojnë të nxjerrin njerëz të gjallë nga rrënojat.

Mediat i kanë quajtur “mrekulli” ato që po ndodhin në Elazig, ku ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kanë shpëtuar 8 persona mes të cilëve 1 grua shtatzënë dhe 1 fëmijë që mbijetuan nën rrënojat në Malatya.

Deri më tani janë shpëtuar 8 persona, mes të cilëve dhe një grua shtatzënë dhe 1 fëmijë që mbijetuan nën rrënojat në Malatya. Mediat e huaja shkruajnë se gruaja shtatzënë që mbeti nën rrënojat në fshatin Gezin të rrethit Maden të Elazig, është shpëtuar pas plot 12 orësh dhe kjo po është mrekulli!

 

Share