Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

MPJ dhe Ambasada Shqiptare: Deri tani, s’ka shqiptarë të lënduar

MPJ dhe Ambasada Shqiptare: Deri tani, s’ka shqiptarë të lënduar
August 24
10:20 2016

Ndërkohë që flitet se numri i viktimave është rritur në 22, e ndër ta dyshohet të ketë edhe fëmijë, është raportuar për shpëtimin e një 65-vjeçareje në Accumoli dhe dy fëmijëve.

Ambasada Shqiptare në Itali ka vënë në dispozicion një numër telefoni për t’iu përgjigjur kërkesave për ndihmë.

“Tërmeti në Italinë qendrore: Numri i emergjencave i Ambasadës aktiv 24 orë në ditë

Ambasada po ndjek nga afër përditësimin e njoftimeve në lidhje me tërmetin që goditi në orët e para të mëngjesit Italinë qendrore.

Ambasada qëndron në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë. Është ngritur posaçërisht kabineti i krizës. Numri i kontaktit operativ është +39 3420498192.

Çdo qytetar shqiptar që ka nevojë të kontaktojë Ambasadën, mund të telefonojë në këtë numër, i cili qëndron në funksion 24 orë ne ditë.”, shkruan ambasada.

Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për viktima dhe solidarizohet me Italinë në këto momente të vështira. Ajo bën me dije se po ndjek me vëmendje situatën dhe nga njoftimet e deritanishme nga Ambasada Shqiptare në Romë, nuk rezulton që të ketë qytetarë shqiptarë të lënduar.

Tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta materiale dhe viktima në njerëz, numër që fatkeqësisht pritet të rritet. Në vitin 2009, një tërmet me magnitudë 6.3 ballë goditi rajonin e Aquila, i cili u ndje gjithashtu në kryeqytetin italian, la më shumë se 300 të vdekur. /Blitz.al/

Komento