Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Motra i tërheq veshin vëllait të pabindur, “Të bërtasim, por të kemi gjënë më të shtrenjtë”

Motra i tërheq veshin vëllait të pabindur, “Të bërtasim, por të kemi gjënë më të shtrenjtë”
April 09
14:56 2017

Anxhela, vajza nga Vlora, na tregoi se familja e saj është relativisht e madhe sepse përbëhet nga dy vëllezërit e saj biologjikë, dy vëllezërit, të cilët janë fëmijët e xhaxhait që nuk jeton më dhe prindërit.

Anxhela ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për tre arsye, të cilat lidhen me vëllain e saj adoleshent, Ismailin. Por, kryesorja është ta vejë atë para përgjegjësisë, shkruan klan.al.

Isli është 15 vjeç, pra në fazën e adoleshencës, momenti i ndryshimeve të mëdha që ndodhin tek ai. Isi, që kur ka qenë fëmijë, ka qenë një natyrë shumë e ndjeshme por mundohet të mos e shprehë kurrë. Isi, nëpërmjet sjelljes, marrëdhënies me të tjerët dhe në shkollë, do ta tregojë veten më të rritur nga sa është. Isi ka filluar të bëhet “arrogant”, sepse atij nuk i pëlqen ta komandojnë të tjerët.”

Shkollimi i Isit është një ndër arsyet që Anxhela i është drejtuar emisionit “E diela shqiptare”. Arsyeja e dytë është marrëdhënia që ai ka me të ëmën, pasi ajo është qortuese dhe Isli e mërzit shumë. Ndërsa arsyeja e tretë është futbolli, një ndër prirjet e Islit, por tanimë kohën që shpenzonte për të e shpenzon me shoqërinë.

Nëse Isi do të mbajë premtimet, që Anxhela pret t’i marrë sot prej tij, ajo do t’i bëjë një surprizë. Kjo surprizë do të jetë zotimi i saj për ta marrë Isin të jetojë më të dhe të zhvillojë gjimnazin në Tiranë.

Vëllai i Anxhelës, Isi e ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, edhe pse Anxhela thotë se ai ka ardhur, por duke qenë se është shumë impulsiv mund edhe të mos hyjë.

Arditi – Ti e di shumë mirë se kush mund të jetë.

Isi – Nuk e di.

Arditi – Më mirë bjonde apo brune?

Isi – Bjonde.

Arditi – Për çfarë e ke mërzitur?

Isi – Nuk e di për çfarë mund ta kem mërzitur.

Arditi – Po pse e ka sjellë mamin këtu, çfarë i ke bërë?

Isi – Nuk kam bërë ndonjë gjë. Nuk kam patur ndonjë zënkë kohët e fundit.

Arditi – E ke takuar ndonjë herë mamin e vajzës?

Isi – E kam takuar, si mamanë e shoqes.

Isi sheh Anxhelën dhe qesh i “lehtësuar”.

Anxhela – Në emër të mamit, babit dhe Xhekut, umë kam ardhur këtu që të të them ty se pavarësisht se ne mund të bërtasim, të mbajmë mëri, ndonjëherë të japim edhe dënime, ti duhet ta dish që për ne je gjëja më e shtrenjtë që kemi.

Isi – E di.

Anxhela – Dhe si të tillë do të jesh gjithmonë më i vogli dhe do të duam të kujdesemi për ty. Dua të më premtosh që do të mësosh dhe do të jesh shembullor.

Isi – Për këtë ta premtoj.

Anxhela – Kërkesa e dytë konsiston tek mami. Të lutem, në emrin tim dhe të Xhekut mos e mërzit më aq shumë mamin. Do të ma premtosh që nuk do të ketë më zënka me mamin dhe se do ta bësh krenare kur të vijë në mbledhje me prindër?

Isi – Po, edhe për këtë të premtoj.

Anxhela – Të lutem mos e lër pas dore futbollin.

Isi – Kohët e fundit më ka dalë nga qejfi.

Anxhela – Unë do të bëj një premtim. Nëse ti i mban të gjitha premtimet dhe se do të marrësh në konsideratë dashurinë tonë pa kushte, motra të premton që do të bie në konsesus me babin dhe ti vitin tjetër do të vish këtu në Tiranë ta bësh gjimnazin. Nuk do të mungojë asgjë.

Arditi – Isi do të vish në Tiranë?

Isi – Edhe dua edhe nuk dua.

Anxhela – E di pse thotë kështu? Se do të iki në Francë. Ka pretendime të tjera. Para dashurisë së mamit dhe babit, Parisi nuk është asgjë.

Arditi – Pse do të ikësh në Francë?

Isi – Jeta këtu nuk… më pëlqen më tepër të jetoj jashtë se këtu.

Arditi – Dëshiron të rrish në Vlorë apo në Tiranë?

Isi – Më mirë rrij në Vlorë ashtu siç jam, sesa të vij në Tiranë me kushte të rrepta.

Anxhela – Më duket se e bën sepse nuk do të mbaj dot premtimet.

Anxhela dhe Isi përqafohen duke qeshur.

Shperndaje