Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Motra e Fidel Kastros e cilësonte vëllain e saj tradhtar

Motra e Fidel Kastros e cilësonte vëllain e saj tradhtar
November 28
16:42 2016

Juanita Kastro, motra e ish-diktatorit kuban Fidel Kastro, nuk i ka folur vëllait të saj për vite me radhë dhe e ka cilësuar atë tradhtar.

Por pas vdekjes së tij, Juanita ka rrëfyer se nuk është gëzuar që ai vdiq, por pavarësisht atyre që ai ka bërë dhe ka thënë ndjen se i mungon një pjesë e saj tashmë.

Motra e Fidelit tha se nuk e kupton veprimin e mijëra njerëzve që festuan vdekjen e vëllait të saj, edhe pse ai ka kryer dhjetëra krime dhe akuzohet nga shumë kubanë për gjenocide në disa raste ndaj opozitës në Kubë.

“Vdekja nuk është gjë e mirë për askënd dhe duhet respektuar, pavarësisht se kush ka qenë individi që ndërron jetë”,- tha 82- vjeçarja.

Kujtojmë që Juanita ka shumë vite që jeton jashtë Kubës dhe për aq kohë sa ndodhej në vendlindjen e saj bëri çmos të ndihmonte dhjetëra njerëz të arratiseshin nga vendi, veprime nga të cilat ajo shkatërroi përfundimisht marrëdhënien e saj me të vëllain dhe u largua përfundimisht nga vendi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje