Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Motori 1” vë në pranga 3 persona, në kërkim dy të tjerë për vjedhje

September 24
16:54 2016

...

Arrestohen 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë me akuzat “Vjedhje” dhe “Përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale”. Në datë 24.09.2016, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 dhe Nr. 5 bënë të mundur finalizimin e operacionit të zhvilluar në bashkëpunim ndërmjet tyre.

Si rezultat u bë i mundur ndalimi i shtetasit:

  • Artan Muça, 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje (Neni 134/2). Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi është arritur t’i faktohet dhe dokumentohet me prova ligjore që është autor i dyshuar i vjedhjeve të disa motorëve:
  1. Më datë 30.06.2016, te spitali i SQU-s, i ka vjedhur motorin tip “Daihan” shtetasit S. Sh.
  2. Më datë 08.07.2016, te Rruga e Dibrës, i ka vjedhur motorin tip “Piaggio” shtetasit Y. B.
  3. Më datë 01.8.2016, në rrugën “Siri Kodra”, i ka vjedhur motorin tip “Piaggio” shtetasit D. U.
  4. Më datë 13.09.2016, në rrugën “Besa”, i ka vjedhur motorin tip “Gumen Moto” shtetasit H. M.
  5. Më datë 13.09.2016, në rrugën “Myslym Keta”, i ka vjedhur motorin tip “Jamaha” shtetasit E. P.
  6. Më datë 06.04.2016, në rrugën “Burimi”, Kamëz, i ka vjedhur motorin tip “Motor Cap” (frezë) shtetasit R. B.
  7. Më datë 02.05.2016, në Babrru, i ka vjedhur motorin tip “Yinxiang” shtetasit F. D.
  8. Më datë 04.06.2016, në rrugën “Teuta”, i ka vjedhur motorin tip “Dayang” shtetasit I. D.

Nga hetimet e kryera nga specialistët e Policisë së Tiranë, disa nga motorët e lartpërmendur janë gjetur në banesat e shtetasve: 1. Bashkim Muça, 43 vjeç, banues në Manzë Durrës. (Neni 278/b) 2. Ardit Kurti, 20 vjeç, banues në Durrës. (Neni 278/b).

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë për arsye se gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale motorët të cilët shtetasi Artan Muça i kishte vjedhur në qytetin e Tiranës.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, parashikuar nga Neni 287/b i Kodit Penal dhe po punohet për kapjen e tyre.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes së pasurisë e kryer më shumë se një herë”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale”, parashikuar nga Nenet 134/2, 287/b dhe 25 të Kodit Penal.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje