Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Moti i keq, MPB: Ja qytetet që do të preken më tepër

Moti i keq, MPB: Ja qytetet që do të preken më tepër
March 23
18:12 2016

Ministria e Punëve të Brendshme ka paralajmëruar qytetarët lidhur me përkeqësimin e fortë të motit përgjatë ditëve në vijim. Referuar buletinit të Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), pritet që të ketë reshje shiu në gjithë territorin e vendit, ndërsa në zonat mbi 600 metra mbi nivelin e detit parashikohen edhe reshje dëbore.

Kryesisht, qarqet e Shkodrës, Korçës dhe Vlorës do të jenë më të prekurat nga reshjet intensive, krahasuar me qarqet e tjera. Për t’u paraprirë këtyre situatave problematike, MPB udhëzon  prefektët dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal që kanë përgjegjësi për parandalimin dhe përballimin e situatave emergjente që të marrin masat e duhura në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.

Zyrat e Emergjencave në bashkëpunim me Prefektin do kontrollojnë vazhdimisht gatishmërinë e forcave dhe mjeteve të subjekteve shtetërore dhe private në fushën e shërbimeve për komunitetin.

Komento