Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Moti i keq, kujdes në këto akse!

Moti i keq, kujdes në këto akse!
November 12
14:17 2016

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka bërë me dije akset në vend ku ka probleme për momentin dhe këshillohen të gjithë qytetarët të lëvizin me kujdes në to.

Zona pranë shkëmbit të Kavajës ka probleme dhe po largohet uji. Mos lëvizni në këtë zonë.

Qafa e Dushkut – Kuç, është dëmtuar një urë dhe lëvizja është devijuar.

Shkodër-Qafë Qele është dëmtuar një pjesë e rrugës. Ka probleme me qarkullimin.

Qafë Mali-Fierzë ka pasur probleme me rënie gurësh.  Për momentin thuajse nuk kalohet. Po pastrohet rruga.

Bajram Curri – Valbonë ka shembje gurësh e herë pas here bllokohet. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje