Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mosvendosje e rripit të sigurimit, Policia Rrugore ndëshkon 966 qytetarë

Mosvendosje e rripit të sigurimit, Policia Rrugore ndëshkon 966 qytetarë
September 15
11:19 2016

Policia Rrugore po vijon aksionin për zbatimin e ndryshimeve të Kodit Rrugor, përfshirë këtu vendosjen e rripit të sigurimit dhe ndenjësen e posaçme për fëmijët e vegjël. Mësohet se gjatë aksionit intensiv në 24 orët e fundit janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit 966 qytetarë, ndër ta drejtues mjetesh dhe pasagjerë.

Gjatë ditës së djeshme, janë vendosur në total 2.513 masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit. Janë pezulluar 20 leje drejtimi, 3 prej të cilave për alkool, 14 për shpejtësi dhe 3 për shkelje të ndryshme.

Policia bën me dije se do të vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor për të gjithë shkelësit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje