Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mosul, nis operacioni për rimarrjen e qytetit irakian nga ISIS

Mosul, nis operacioni për rimarrjen e qytetit irakian nga ISIS
October 17
09:36 2016

Iraku ka nisur operacionin për rimarrjen e qytetit të Mosulit nga Shtetit Islamik. Sulmi që nisi të hënën, erdhi si rezultat i bashkëpunimit mes forcave kurdë Peshmerga, qeverisë irakiane dhe koalicionit ndërkombëtar që udhëhiqet nga SHBA.

Tanket i janë drejtuar qytetit, i cili është mbajtur prej ISIS nga viti 2014. OKB-ja ka shprehur shqetësimin ekstrem për sigurinë e 1.5 milionë njerëzve në këtë zonë. Operacioni i mbështetur nga aleatët ndërkombëtarë mund të zgjasë disa javë ose ndoshta disa muaj.

Zyrtarët shprehen se rimarrja e Mosulit do të shënojë një disfatë për ISIS-in në Irak. Fillimi i operacionit u njoftua nga kryeministri vendas, Haider al-Abadi, në një fjalim në orët e para të mëngjesit. “Ora e fitores ka ardhur”, – u shpreh ai. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje