Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mosul, ISIS ekzekuton 284 pengje, ndër ta edhe fëmijë

Mosul, ISIS ekzekuton 284 pengje, ndër ta edhe fëmijë
October 22
15:12 2016

Luftëtarët e ISIS-it kanë ekzekutuar 284 pengje në Mosul, mes tyre edhe fëmijë, referuar raportimeve të mediave botërore. 284 djem dhe burra në qytetin irakian të Mosulit dhe fshatrave përreth janë ekzekutuar dhe më pas janë hedhur në një varr masiv.

Një burim i Inteligjencës Irakiane bëri me dije se viktimat, ndër ta edhe fëmijë, u qëlluan për vdekje gjatë të enjtes dhe të premtes. “Kryesisht gjatë të premtes, burra dhe djem të rreth 550 familjeve nga fshatrat përreth u përdorën si mburoja njerëzore nga xhihadistët”, – deklaroi Ravina Shamdasani, zëdhënëse e zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Luftimet në Mosul për rimarrjen e qytetit nga Shteti Islamik, nisën të dielën. Ushtria e Irakut, e ndihmuar nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, deklaroi se operacioni për çlirimin e qytetit mund të zgjasë disa javë ose edhe muaj. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje