Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mostransmetimi i “Euro 2016” në TVSH, Berisha: Aferë e Ramës, të nisë hetimi

Mostransmetimi i “Euro 2016” në TVSH, Berisha: Aferë e Ramës, të nisë hetimi
June 11
17:18 2016

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nisjen e hetimit për shkak të mostransmetimit falas të ndeshjeve të Kampionatit Europian nga Televizioni Publik Shqiptar. Duke e cilësuar këtë si një aferë të pistë me vlerë 8 milionë euro, ai ka kërkuar nisjen e hetimeve dhe shkarkimin e kreut të RTSH-së, Thoma Gëllçit.

Në vijim, ai i bën thirrje grupit parlamentar të nisë procedurat e shkarkimit të banditit që Rama solli nga jashtë për t’i dorëzuar RTSH-në.

“Të dashur miq, Edvin Kristaq Rama me Gëllçin e tij të zi, dënuan çdo sportdashës shqiptar me një gjobë turpi për çdo ndeshje, pasi RTSH ua dha të tjerëve të drejtën e transmetimit të ndeshjeve në kundërshtim flagrant me ligjin që e detyronte atë të transmetonte falas ndeshjet e Kampionatit Europian të Futbollit për qytetarët që financojnë me taksat e tyre Televizionin Publik Shqiptar.

Një aferë e pistë prej 8 milionë eurosh qëndron në bazë të kësaj gjobe kriminale të qytetarëve nga Rama dhe Gëllçi i tij i zi”, -shkruan ndër të tjera Berisha në Facebook.

Komento
Etiketimet
Shperndaje