Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mosmbajtja e rripit të sigurimit, sanksionet hyjnë në fuqi më 10 shtator

Mosmbajtja e rripit të sigurimit, sanksionet hyjnë në fuqi më 10 shtator
September 05
15:48 2016

Më 10 shtator do të hyjnë në fuqi gjobat e reja për mosmbajtjen e rripit të sigurimit në makina. Fillimisht u mendua që ato të hynin në fuqi prej ditës së sotme, por së fundmi është vendosur për shtyrjen e tyre.

Ndryshimet në Kodin Rrugor detyrojnë vendosjen e rripit të sigurimit edhe nga pasagjerët, jo vetëm drejtuesit e mjeteve. “Për të gjitha automjetet e prodhuara pas vitit 1990, janë të detyruar si pasagjerët para, edhe ata në pjesën e prapme të mjetit, të mbajnë rripin e sigurimit dhe sistemet e fiksimit”, – është shprehur Taulant Gjoka, shef i Trafikut në Tiranë për “TCH”.

Në rast se ky detyrim nuk përmbushet pas 10 shtatorit do të aplikohet ndëshkimi me gjobë, që varion nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të reja.

Nga vendosja e detyrueshme e rripit të sigurimit përjashtohen mjetet e transportit publik që lëvizin në zonat urbane. Veç kësaj, me hyrjen në fuqi të këtyre ndryshimeve, penalizohen rëndë me gjobë dhe heqje të patentës ata drejtues mjetesh që nuk përdorin sistemet fiksuese për fëmijët.

Komento
Etiketimet
Shperndaje