Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Mos rrini me persona negativë, mund të thithni energjinë e tyre!

Mos rrini me persona negativë, mund të thithni energjinë e tyre!
May 05
11:57 2017

Njerëzit thithin energji nga njëri-tjetri, e konfirmon shkenca.

A ju ka ndodhur ndonjëherë të rrini me një person dhe të ndjeni pak më vonë një energji që ju përshkon trupin, pozitive apo negative?

Mund t’ju është dukur sikur ai ju ka vjedhur edhe energjinë tuaj.

Në fakt, çdo gjë është energji dhe kjo është një nga aksiomat më kryesore të shkencës dhe qeniet njerëzore nuk janë të huaja ndaj transformimit të energjisë.

Një studim i fundit nga profesorët e bioenergjetikës në Universitetin e Bielefeldit në Gjermani ka dalë në përfundimin se bimët mund të thithin energji nga bimët e tjera.

Duke iu referuar algave, studimi i kryer gjatë fotosintezës së tyre ka treguar se algat janë të afta të thithin energji nga algat e tjera.

Në bazë të këtij studimi është bërë një qasje me njeriun, duke treguar se pse njerëzit ndihen jokomodë kur shoqërohen me disa persona të tjerë me të cilët mund të kenë ndryshime emocionesh.

Trupi i njeriut është shumë i ngjashëm me atë të bimëve, duke ndikuar në qelizat e trupit, për të rritur nivelin e kortizolit dhe për t’i mbushur ato me nevojat e tyre emocionale.

Prandaj njeriu ndryshon gjendje në i stresuar, i nevrikosur, ankthioz, i mërzitur apo i gëzuar, optimist dhe i qeshur.  /Blitz.al/

Share