Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mos guxoni t’i ndryshoni kilometrazhin makinës! Ja sa do të jetë gjoba

Mos guxoni t’i ndryshoni kilometrazhin makinës! Ja sa do të jetë gjoba
July 08
15:41 2017

Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Automjete do të marrë fund fenomeni i ndryshimit të kilometrave të kaluara të mjetit.

Në pesë pikat e Nenit 73 të Ligjit të ri për Automjete, thuhet: “Dënohet me gjobë 2000 euro, personi fizik i cili e ndryshon numrin e kilometrave të kaluara të mjetit”.

Ndërsa personi juridik përgjegjës për ndryshimin e numrit të kilometrave të kaluara të mjetit do të gjobitet me i, 10.000 euro.

2.. Verifikimi i gjendjes teknike të mjeteve pjesëmarrëse në trafikun rrugor bëhet përmes kontrolleve teknike, procedurë në të cilën subjekti juridik për kontrollim teknik vlerëson të dhënat e mjetit, gjendjen e pjesëve, sistemeve dhe pajisjeve të mjetit dhe plotësimin e kërkesave tjera për mjetin, të përcaktuara me këtë ligj dhe rregullat e lëshuara në bazë të tij. Subjektet e autorizuara për kontrollim teknik, me rastin e kontrollimit teknik të mjeteve janë të obliguara të bëjnë evidentimin e kilometrave te kaluara të mjetit leximin e odometrit.

Dënohet me gjobë 2.000 euro, personi fizik i cili e ndryshon numrin e kilometrave të kaluara të mjetit.

Dënohet me gjobë 10 mijë euro personi juridik i cili e ndryshon numrin e kilometrave të kaluara të mjetit.

Dënohet me gjobë 1,000 euro personi përgjegjës i personit juridik i cili e ndryshon numrin e kilometrave të kaluara të mjetit”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje