Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mos bëni plane për fundjavën, pa mësuar parashikimin e motit!

Mos bëni plane për fundjavën, pa mësuar parashikimin e motit!
September 06
10:27 2019

Pas ditëve të nxehta të gushtit, moti ka nisur dhe do të vazhdojë me temperatura të ulëta dhe vranësira këtë shtator.

Ditën e sotme, e premte 6 shtator, pritet që vranësirat dhe kthjellimet të alternohen me njëra-tjetrën, gjatë orëve të paradites në të gjithë vendin. Ndërkohë që pasditja do të sjellë rrebeshe shiu në qendër të territorit dhe në zonat malore.

Sipas “Meteoalb” temperaturat mesatare do të luhaten nga 13 deri në 32 gradë celsius. Përsa i përket ditës së nesërme, e shtunë 7 shtator, paraditja do të ketë sërish vranësira dhe kthjellime.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë rrebeshe shiu kryesisht në zonat veriore dhe lindore dhe reshje të pjesshme dhe vranësira në qendrën e vendit. Temperaturat mesatare do të arrijnë nga 12 deri në 31 gradë celsius. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje