Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mori mbiemrin e nuses për të shkuar në Angli, dy familje në konflikt

Mori mbiemrin e nuses për të shkuar në Angli, dy familje në konflikt
August 16
09:19 2017

Dy familje janë në një sherr të hapur me njëra-tjetrën për shkak të marrjes së mbiemrit të nuses nga ana e djalit për efekt dokumentesh për t’u larguar në Angli.

Gëzim Sefa nga Kukësi para se të martohej kishte mbiemrin e djalërisë Visha.

Por duke bërë plane për të ikur në Angli me të fejuarën e tij, 22-vjeçari la mbiemrin Visha e mori atë Sefa të partneres së tij, duke shpresuar në lehtësimin e procedurave të emigrimit.

Por ky veprim është kundërshtuar nga gjyshi që ka ndezur konfliktet mes  çiftit.

Në konflikt e sipër, sipas prokurorisë, vajza ka ndërprerë marrëdhëniet me të riun, ndërkohë që ka siguruar edhe një urdhër mbrojtjeje prej tij.

Prokurorja tha në gjykatë se Gazmiri, përmes telefonit, ka këmbëngulur ta takojë vajzën, duke shkelur vendimin e gjykatës, bën me dije “Top Channel” në një kronikë të transmetuar.

Për gjykatën, ky veprim konsiderohet dhunë dhe shkelje e urdhrit të mëparshëm, por për familjarët e të riut ai nuk ka kryer asnjë vepër penale. E ëma, Merita, thotë se përpara masës së sigurimit në noteri është përpiluar një kontratë pajtimi mes palëve, me kushtin që të rinjtë të ndahen.

“Ia ka dhënë me dëshirën e vet gocën. Do iknin në Angli për të punuar. Nuk ka ardhur ai të më thotë më jep mbiemrin dhe nuk ia dhashë”,- shprehet e ëma e të riut.

Gjykata vendosi masën arrest me burg për të dyshuarin, ndërsa avokati thotë se do t’i drejtohet apelit.

/Blitz.al/

Shperndaje