Blitz

 Breaking News

Momenti tronditës kur rrëzohet helikopteri i Bryant. Mësohen se kush ishin personat që humbën jetën

Momenti tronditës kur rrëzohet helikopteri i Bryant. Mësohen se kush ishin personat që humbën jetën
January 27
11:21 2020

Në aksidenti tragjik i regjistruar në kodrën e Calabasit humbën jetën legjenda e basketbollit amerikan Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna. Për veç tyre autoritet amerikane zbulojnë se në pjesë e ekuipazhit ishin edhe 7 persona të tjerë të cilat nuk ia kanë dalë të mbijetojnë.

Përveç Kobe Bryant dhe vajzës së tij, viktimë është edhe piloti i helikopterit, Ara Zobayan, si dhe trajneri i bejsbollit nga Orange County College, John Altobelli, gruaja e tij, Keri, dhe vajza e tyre, Alyssa.

Po ashtu, një tjetër viktimë e aksidentit tragjik është edhe trajnerja e basketbollit të femrave, Christina Mauser.

Siç e shihni në video, helikopteri me të cilin ata udhëtonin ka bërë disa rrotullime në ajër dhe më pas është përplasur në tokë, duke shpërthyer në flakë.

Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare ishin duke shkuar në Akademinë Sportive Mamba të lojtarit legjendar të NBA kur helikopteri i tyre u rrëzua.

Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i Calabasasit, qytetit ku ndodhi aksidenti për “NBC”. Nga kjo ngjarje e rëndë kanë humbur jetën 9 persona dhe sipas autoriteteve amerikane shkaqet që çuan ne këtë aksident kanë qenë kushtet atmosferike ku mjegulla e dendur ka vështirsuar punën për pilotin e helikopterit.

Share