Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mohammed bin Salman – princi që kërkon të ndryshojë Arabinë Saudite

Mohammed bin Salman – princi që kërkon të ndryshojë Arabinë Saudite
May 13
11:41 2016

Kur bëhet fjalë për Arabinë Saudite, gjithnjë fokusi kryesor është nafta. Kjo e fundit është burimi kryesor ekonomik dhe çështja më kyçe politike e vendit. Por me kalimin e kohës është bërë e ditur nga kompanitë që nxjerrin dhe përpunojnë naftën se pavarësisht pasurisë së shumtë të mineraleve që ka Arabia Saudite nuk mund të vazhdojë të mbahet si shtet vetëm nga kjo prurje.

Asnjë politikan në vend nuk i ka marrë seriozisht këto fakte duke vazhduar politikat pro harxhimit në masë të naftës për përfitime ekonomike. Por duket se gjërat kanë ndryshuar me ardhjen e Bin Salman, një 30-vjeçar, i cili ka marrë iniciativën për të punuar mbi një projekt që ai vetë e ka quajtur “Vision 2030” (ku objektivi kryesor është të punohet që tani për një 2030 të suksesshme). Veçantia e këtij projekti qëndron në faktin se në politikat që shpjegohen aty nuk përfshihet aspak nafta.

Princi Salman ka vendosur të modernizojë Arabinë Saudite, duke ngritur një shtet që përfiton ekonomikisht nga bujqësia, transporti dhe turizmi. Gjithashtu ai po lobon për përfshirjen e femrave arabe në punë të kënaqshme dhe krijimin e një shteti ligjor, larg prej atij tradicionalit.

Ka nga ata skeptikë që mendojnë se këto lëvizje të Bin Salman janë vetëm politike për të krijuar lidhje të mira me vendet perëndimore dhe për të fituar simpatinë e masës së popullit e më pas të kthehet në një “udhëheqës absolut” të vendit dhe të bëjë gjithçka sipas dëshirës së tij.

Princi Salman ka thënë se kjo është një sfidë për të, ku në thelb qëndron ndryshimi rrënjësor i vendit. Në rast se humbet, disfata do të jetë e tij por nëse triumfon, fitorja do të jetë e të gjithëve, siç është shprehur ai vetë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje