Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Modric mund të bashkohet me Ronaldon, tek Juventus

Modric mund të bashkohet me Ronaldon, tek Juventus
November 07
10:11 2018

Mesfushori i Real Madridit, ishte objekt diskutimesh verën që lam pas për një transferim në Inter, por nuk kishte asnjë marrëveshje dhe asgjë nuk u zbulua.

Ai pati një paraqitje të shkëlqyer ne Kupën e Botës 2018, me Kroacinë duke fituar çmime të rëndësishme si lojtari më i mirë i vitit  nga FIFA dhe UEFA.

Por  sipas prestigjozes “Don Balon” Modric së shpejti  mund të largohet nga Real Madrid dhe mund të bëhet pjesë e Juventusit. Raporti thotë se “Zonja e Vjetër” është në kërkim të forcimit të mesfushës dhe mund të jetë një sfidë spektakolare së bashku me Ronaldon. Modric gjithashtu besohet se ka marrë edhe shumë oferta të majme nga Premier League dhe MLS.

Kapiteni i Kroacisë ka arritur të shënojë 13 gola dhe të japë 41 asiste në 272 ndeshjet me Realin.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje