Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mjeku: Clinton plotësisht e shëndetshme, e aftë për t’i shërbyer vendit

Mjeku: Clinton plotësisht e shëndetshme, e aftë për t’i shërbyer vendit
September 15
10:33 2016

Mjeku i kandidates demokrate për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton, është shprehur se ajo gëzon shëndet të plotë dhe është e aftë për t’i shërbyer vendit. Pas diagnostikimit me pneumoni, mjeku thekson se kandidatja presidenciale vijon të përmirësohet.

Kjo deklaratë e tij vjen pas teorive konspirative, hamendësimeve të kundërshtarit Trump. Hillary Clinton u ndje keq në fundjavë, teksa ishte e pranishme në ceremoninë e zhvilluar në nderim të viktimave dhe të mbijetuarve të 11 shtatorit.

Referuar letrës së mjekut, Clinton po trajtohet me antibiotikë dhe vijon të përmirësohet. Presioni i gjakut dhe kolesterolit është brenda nivelit. Ajo mjekohet për tiroide dhe një lloj alergjie që prej mpiksjes së gjakut që pësoi si pasojë e një tronditjeje në 2012-n.

Kundërshtari i saj, kandidati republikan Donald Trump, u shpreh gjatë një mitingu në Ohio të mërkurën se dyshonte se Hillary Clinton do të kishte qëndrueshmërinë e nevojshme për të udhëhequr. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje