Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mjekët në Afrikë: “OBSH dhe Bill Gates po sterilizojnë gratë afrikane”

Mjekët në Afrikë: “OBSH dhe Bill Gates po sterilizojnë gratë afrikane”
August 24
16:19 2016

Tabloidi LifeSiteNews.com ka raportuar se një grup mjekësh nga Kenia dhe organizata jo-fitimprurëse “Kenya Catholic Doctors Association” kanë akuzuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë bashkë me multi-miliarderin Bill Gates se po sterilizojnë gratë dhe vajzat afrikane me anë të vaksinimit kundër tetanozit, gjë që sipas tyre mbështetet nga një sërë qeverish afrikane, ndër to edhe ajo e Kenias.

Paçka se qeveritë e kanë mohuar  këtë akuzë, mjekët kanë treguar se kanë marrë 6 mostra nga gra të ndryshme, të cilat kanë marrë vaksinën anti-tetanoz. “Të 6-a mostrat rezultuan ashtu siç kishim frikë”, – thonë mjekët afrikanë. “Nga studimi i këtyre mostrave mësuam se atyre u ishte injektuar antigjeni HCG. Ky antigjen është shkaktari i infertilitetit tek femrat.”

Duhet të themi që UNICEF dhe OBSH ofrojnë vaksinim falas, të financuar nga qeveritë e mëdha afrikane si ajo e Kenias dhe nga Bill e Melinda Gates, në vendet që goditen nga katastrofa të ndryshme humanitare apo natyrore.

Edhe pse vaksinimi ka kohë që ka filluar, rastet e shfaqjes së tetanozit nuk kanë filluar të reduktohet, por përkundrazi, po vazhdojnë të shtohen.

Komento
Shperndaje