Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mjekësia ligjore zbardh raportin: Shqiptari në Greqi u godit për vdekje me mjete të forta

Mjekësia ligjore zbardh raportin: Shqiptari në Greqi u godit për vdekje me mjete të forta
September 23
16:34 2016

Pëllumb Marinkollaj është goditur me mjete të forta deri sa ka gjetur vdekjen.

Në këtë konkluzion ka arritur edhe mjekësia ligjore pas akt-ekspertimit dhe këqyrjes së trupit të viktimës një muaj pas vrasjes.

Sipas ekspertizës, në trupin e të ndjerit ka thyerje të kockave të kofshës dhe shembje të rëndë të trupit. Ekspertiza ka zbuluar se ai kishte plagë në kokë dhe hematoma.

Sipas ekspertizës, atij i janë shkaktuar dëmtime me një mjet të fortë dhe jo të mprehtë.

Shkaku i vdekjes, konfuzioni i rëndë cerebral ose shembja e trurit nga një traumë e rëndë e kokës. S’përjashtohet mundësia se mund të jenë shkaktuar nga rrëzimi prej së larti”,- sqaron ekspertiza.

Disa ditë pas lajmit për vdekjen e tij, autoritetet greke thanë së ai humbi jetën pasi u hodh nga një lartësi e madhe e një ndërtese të policisë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje